Deputeti i zgjedhur nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli ka thënë se kjo parti do ta votojë Qeverinë me Kryeministër Albin Kurti.
Por sipas tij Vetëvendosje duhet t’i jap LDK-së zotimin për postin e presidentit, njofton Klan Kosova.
Kjo pasi që nëse nuk ka një formulim të tillë atëherë Qeveria e re që Haxhi Avdylit, do të bëhet brenda disa ditëve – nuk do të mund ta kryejë mandatin katërvjeçar por do t’i dal problem i madh për postin e presidentit qysh pas një viti.
Këtë Haxhi Avdyli ua tha sot gazetarëve në një prononcim të tij gjatë një debati.