Mehmetaj: Qeveria Kurti më e dobët se ish-qeveria e përkohshme, PDK e LDK s’ta mbushin mendjen se e kanë seriozisht

Prishtinë | 09 Jan 2024 | 13:13 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Analisti politik, Lirim Mehmetaj, e ka vlerësuar si të dobët dhe keqpërdoruese Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, ndërsa opozitarizmin e PDK-së e LDK-së nuk i merr shumë seriozisht, raporton Ekonomia Online.

Mehmetaj ka deklaruar për EO se Qeveria Kurti po e keqpërdor pushtetin falë shumicës që e ka në Kuvendin e Kosovës.

Madje thotë se falë ligjeve në fuqi, ia lejon Kurtit të udhëheq me Kosovën pa marrë asnjë votë në zgjedhje. Ndonëse me Kushtetutë, Qeveria i përgjigjet Kuvendit, Mehmetaj e sheh të kundërtën.

“Qeverisjen e Kurtit nuk e kemi parë sepse Qeveria Kurti nuk ekziston. Çka kemi parë është keqpërdorime që një parti politike bënë në pushtet, duke e shfrytëzua institucionin siç është Qeveria. Presidenca e Parlamenti fatkeqësisht janë zgjatime ose vegla të Qeverisë… pra kryeministri i Kosovës mund të jetë dikush që nuk e ka asnjë votë siç aktualisht e kemi shumë persona harrojnë që Kurti nuk ka garuar në zgjedhjet e fundit sepse e ka pas të pamundur për shkak të kushtëzimeve që janë shkaktuar pra kryeministri aktual nuk e ka asnjë votë po fatkeqësisht institucioni që ka gjitha votat e popullit që është parlamenti në vend që ta kontrollojë”, thotë Mehmetaj.

Kritika ka edhe për partitë opozitare, pasi sipas tij temat aktuale nuk po i trajtojnë si duhet. Ai përmend skandalet e Martin Berishajt dhe Gani Jakupajt, për të cilat i sheh material të mjaftueshëm për të bërë opozitë. Thotë se këto skandale nuk do t’i duronte asnjë opozitë.

“Në anën tjetër opozita ose mirë me thënë dy partitë kryesore, PDK dhe LDK nuk ta mbushin mendjen se e kanë sinqerisht me opozitarizmin e vet. Martin Berishaj, Donika Gervalla, çështjen sikur Gani Jakupi, hajnit të cilat i bënë Liburn Aliu në Ministri, vjedhje të rezervave, shkarkime të ndryshme nëpër institucione, emërime të paligjshme, kaq shumë skandale nuk do të i duronte asnjë opozitë e cila minimalisht e ka seriozisht bërjen opozitë. Mirëpo këta duket sikur janë një klasë e përbashkët dhe si të thuash e pranojmë ndryshimin e roleve brenda tyre mirëpo nuk duan lojtar të jashtëm në lojë”, thotë ai.

Mehmetaj e konsideron Qeverinë Kurti më të dobët se ish-qeveria e përkohshme. “Është një qeveri krejtësisht e dështuar dhe e dobët e paparë asnjëherë. Për befasinë tonë kur kemi mëndu që s’ka më keq, kemi parë që ka edhe më keq. Kjo është Qeveria më e dobët pa diskutim çysh nga ajo Qeveria e përkohshme që ka qenë atëherë menjëherë pas luftës”, thotë ai.

Të ngjashme