Deputeti nga radhët e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka kritikuar mediumet serbe për dhënien e mundësisë liderit të Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel. Ky i fundit, ka qenë i dënuar nga Gjykata e Hagës për krime lufte.
Avdyli ka thënë se në televizionet e Serbisë, është ende zhargoni i viteve të 90-ta.
“Në TV Serbe zhargoni i njëjtë si viteve 90ta. Shesheli i njëjti protagonist thotë që shqiptarët kerkojnë pavarësi të plotë, e ne kontroll të Kosovës dhe si kompromis iu japim një autonomi. Por për këtë duhet të ndërrohet pushteti atje, dhe duhet të vijnë tjerë politikanë që janë të gatshëm për këtë kompromis. Ata që kuptojnë Serbishten, vlerësone vetë ku ka mrri shizofrenia Serbe, dhe ku mbajnë shpresat akoma këta të mjerë”, ka shkruar ai.