Avdyli për deklaratën e Hotit: Trumpi do të mbetet presidenti i turpit, neve na mbet emri i turpshëm i Liqenit

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka reaguar pas trazirave dhe kaosit të krijuar në senatin e Kongresit amerikan.

Avdyli, në një postim në Facebook ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit në detyrë, Avdullah Hotit për liqenin e Ujmanit, i cili thoshte se do të quhet “Liqeni Trump”.

“Amerika post Trumpiste s’do jetë më e njëjta, por si duket as Kosova. Trumpi do mbetet presidenti i turpit në historinë amerikane, e neve do na mbet emri i turpshëm i Liqenit”, ka shkruar ai pos tjerash.

Postimi i plotë:

Pak tingëllon ironike por deri dje ishte Real-politika e Kosovës. Koha e duhur që Dulla të ia ri-emëroj Liqenin “TRAMP”. Pas humbjes së zgjedhjeve Presidenciale të Trumpit, pas fitimit të shumicës në Kongres dhe Senat të demokratëve, e veqanërisht pas tentimit të turpshëm grushtështetit të djeshëm, bile para 21 janarit kur Bideni merr fronin, duhet Dulla me u ngut me riemëru Liqenin Trump. Po flitet që pas 21 janarit Trump dhe disa Trumpistë anarkist do shkojnë në burg, dhe na ndodh që bëhemi hor me Amerikën e Bajdenit sa që sna lanë as Liqeni Trump. Amerika ka ndryshuar thëllësisht në favor të demokratëve të Klintonëve, Ollbrajtit e Bidenit .Amerika post Trumpiste sdo jetë më e njëjta, por si duket as Kosova. Trumpi do mbetet presidenti i turpit në historinë amerikane, e neve do na mbet emri i turpshëm i Liqenit. Ose edhe ndoshta nuk duhet riemëruar e lëmë si relikt të një politke folkloriste skajshmërisht servile. Nëse Dulla e riemëron, shpresoj që nuk e emëron tani Liqeni” Bajden”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme