Deputeti Haxhi Avdyli zgjidhet kryetar i degës së “Guxo” në Prizren

Prishtinë | 29 Maj 2022 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga “Lista Guxo”, Haxhi Avdyli, është zgjedhur kryetar në degën e kësaj partie në Prizren.

Atje është mbajtur kuvendi i parë zgjedhor i partisë më të re në vend.

Deputetja Jeta Statovci përmes një fotografie të publikuar në “InstaStory” e uroi Avdylin për pozitën e re.

“Lista Guxo” dje mbajti sesionin e parë zgjedhor në Mitrovicë, ku = me 296 vota për dhe një abstenim. kryetar i degës atje u zgjodh ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Ushtruesja e detyrës së Kryetares së “Guxo”, Donika Gërvalla, ka thënë se gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm do të mbahen kuvendet zgjedhore edhe në komunat e tjera të Kosovës për këtë parti, ndërsa do të finalizohen në shtator me mbajtjen e Kuvendit Qendror.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme