Në dokumentarin e Netflix, Avicii: True Stories, Dj i famshëm që humbi jetën vetëm pak ditë më parë tha se e dinte që do të vdiste nëse do të vazhdonte të performonte.
Avicii u tërhoq nga koncertet në vitin 2016, sipas tij për shkak të problemeve shëndetësore dhe abuzimit me alkoolin.
“Unë u thashë atyre. Nuk do të jem në gjendje të performoj më. Do të vdes, e kam thënë shumë herë,”-tha Dj në dokumentar të realizuar në tetor të vitit të kaluar.
Më pas ai foli për mungesën e mbështetjes kur u tërhoq nga muzika.
“Unë kam qenë gjithmonë i hapur me të gjithë njerëzit që kam punuar dhe çdo njeri që më njihte. Të gjithë e dinë që unë vuaja nga ankthi. Nuk e prisja që njerëzit do të më ushtronin presion që të vazhdoja të mbaja koncerte. Ata e kanë parë sesa i sëmurë isha unë por më shtynin që të vazhdoja të performoja.”
28-vjeçari humbi jetën në mnëyrë të papritur në Oman.
Megjithëse shkaku i vdekjes mbetet ende i paqartë, një autopsi paraprake hodhi poshtë dyshimet se mund të jetë vrarë. Famija Avicii ndodhet në Oman për të marrë dhe riatdhesuar trupin e tij.