Një avion i vogël privat, i deklaruar i vjedhur në Meksikë, u përplas në xhunglën e Guatemalës ndërsa përpiqej të ulej në një pistë ilegale duke lënë pas dy viktima dhe një sasi të madhe droge dhe armësh.
Sipas një deklarate të ushtrisë së Guatemalës, avioni me dy motorë Hawker 800, u gjet i përplasur në një zonë malore pranë rajonit Alta Verapaz. Viktimat nuk janë identifikuar ende, ndërkohë që pranë tyre u gjet një sasi e konsiderueshme kokaine dhe armë.
Avioni i vodh nga aeroporti i Cuernavaca në jug të Mexico City të martën dhe pas disa orësh raportohet të jetë ulur në veriperëndim të Venezuelës, pranë kufirit me Kolumbinë.
Më pas ai u nis drejt Guatemalës ku u gjet dhe i përplasur nga ushtria e këtij vendi.