Avioni i parë me 150 turistë nga Bjellorusia mbërrin në Tiranë

Prishtinë | 13 Qer 2017 | 12:33 | Nga

Avioni i parë me 150 turistë nga Bjellorusia mbërriti të hënën në aeroportin “Nënë Tereza”, në Rinas.

Heqja e vizave me disa shtete, miratuar nga qeveria shqiptare disa javë më parë, po konkretizohen me turistë që do të vijnë çdo javë nga Bjellorusia dhe Ukraina deri në fund të muajit shtator.

Vetëm nga Ukraina pritet të vijnë këtë vit rreth 8 000 turistë. Ndërkohë që sfida turistike e Shqipërisë është ofrimi i shërbimeve sa më cilësore.

Në kuadër të çeljes së sezonit turistik, qeveria miratoi në fund të muajit maj vendimin për shtimin e disa shteteve në listën e shteteve/shtetasve të cilët hyjnë pa vizë në Republikën e Shqipërisë, ndër to Rusia, Arabia Saudite, Bjellorusia, Gjeorgjia, Katari, Omani, dhe Moldavia, shtetasit e të cilëve mund të vizitojnë vendin për periudhën 31 maj – 15 nëntor 2017.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme