“Avioni ka bërë ulje emergjente si rezultat i dyshimit të pilotit për bombë në avion. Të gjitha shërbimet e emergjencës dhe shpëtimit të aeroportit kanë kaluar në veprim dhe gadishmëri”
Avioni i pasagjerëve i kompanisë ajrore ruse Ural Airlines ka bërë ulje emergjente në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, për shkak të dyshimin për bombë në avion.
Sipas një deklarate të Azerbaijan Airlines (AZAL) mësohet se avioni i pasagjerëve Airbus A321 i kompanisë ajrore Ural Airlines që fluturonte nga Bahreini drejt Moskës, rreth orës 14:56 sipas kohës lokale ka bërë ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar “Heydar Aliyev” në Baku.
“Avioni ka bërë ulje emergjente si rezultat i dyshimit të pilotit për bombë në avion. Të gjitha shërbimet e emergjencës dhe shpëtimit të aeroportit kanë kaluar në veprim dhe gadishmëri. Në avion bashkë me ekuipazhin ndodheshin 225 persona. Piloti ka marrë vendimin për evakuimin e pasagjerëve”, thuhet në deklaratën e AZAL.
Ndërkohë është bërë e ditur se në lidhje me ngjarjen do të jepen informacione shtesë.