Delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga Avni Arifi, këshilltar i kryeministrit Haradinaj, nisen sot për në Bruksel, ku për tri ditë do të kenë takime me delegacionin e Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Pjesë e delegacionit të Kosovës do të jenë dhe këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Ardian Arifaj; këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veseli, Blerand Stavileci; dhe dy zyrtarë të tjerë nga Qeveria.
Takimet do të mbahen nga 16 deri më 18 janar, shkruan lajmi.net.
Në këtë takim do të merren instruksione nga BE-ja për marrëveshjet e arritura më herët, ndërsa palët e përfshira do flasin për zbatimin e tyre.
Sa i përket temave të diskutimit, mediet serbe duke iu referuar burimeve nga Brukseli kanë raportuar se çështje kryesore do të jetë formimi i komunave me shumicë serbe.