Avokatët e George Floyd, Ahmaud Arbery dhe Breonna Taylor kërkojnë që OKB-ja t’i trajtojë këto raste

Prishtinë | 30 Maj 2020 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Benjamin Crump dhe S. Lee Merritt, avokatët që përfaqësojnë familjet e Ahmaud Arbery, Breonna Taylor dhe George Floyd, duan që Komisioni për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara që ta hetojnë këtë varg të vdekjeve që ka nxitur zemërim në nivel kombëtar.

Në një konferencë të organizuar përmes programit Zoom, Merritt u tha gazetarëve se përpos që është kërkuar hetim të tri incidenteve në Georgia, Lousville dhe Minneapolis nga udhëheqësit lokalë dhe kongresistë, ata po kërkojnë nga Kombet e Bashkuara që t’i trajtojnë tri vdekjet e amerikanëve me ngjyrë.

Arbery u vra nga një civil përderisa po vraponte, ndërsa Taylor dhe Floyd vdiqën në duart e zyrtarëve policorë, shkruan “Vice”, transmeton Gazeta Express.

“Ne do të kërkojmë nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara që ta shqyrtojë dëgjimin e rasteve të Ahmaud Arbery, Breonna Taylor dhe George Floyd”, shtoi Merritt.

Kombet e Bashkuara në të kaluarën janë angazhuar në shqyrtimin e çështjeve të drejtësisë racore në Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 2014, një panel i këtij institucioni në mënyrën të hapur e kishte vënë në pikëpyetje parimin e drejtësisë së sistemit amerikan vetëm disa ditë pas vendimit për të mos e ndjekur penalisht zyrtarin policor, Darren Wilson, për vrasjen e adoleshentit të paarmatosur, Michael Brown, në Missouri.

Të ngjashme