Durim Osmani, avokat mbrojtës i arsimtarit që dyshohet për keqpërdorimin seksual të së miturës nga Drenasi, ka thënë se do të bëjnë ankesë në Gjykatën e Apelit, pasi Gjykata Themelore vendosi masë paraburgimi prej 30 ditësh ndaj klientit të tij.
Ndërkohë Haxhi Millaku, avokati i mjekut Fehmi Ahmeti, ka kundërshtuar masën e arrestit shtëpiak për klientin e tij duke thënë se ai do duhej të ishte në vendin e punës.
“Mjeku është dënuar nga mediat jo nga gjykata”, ka thënë Millaku për KTV-në, ndonëse këtë lajm e ka bërë të ditur Gjykata.
E avokati Osmani, po ashtu është shprehur se do të padisin mediat që publikuan fotografi të klientit të tij.