Mbrojtja në rastin e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes të akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend ka kundërshtuar aktakuzën.
Mbrojtja ka deklaruar se klientët e tyre nuk i kanë kryer veprat për të cilat po akuzohen nga Prokuroria .
Deputetët e VV-së deklarohen të pafajshëm
Katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes janë deklaruar të pafajshëm, duke mos pranuar fajësinë për veprat penale për të cilat akuzohen, pas leximit te aktakuzës nga prokurori.
Flora Brovina e Blerta Deliu-Kodra në cilësinë e të dëmtuarve janë deklaruar kur janë pyetur se a kanë kërkesë pasurore-juridike si të dëmtuara.
Brovina tha se se nuk kërkesë, derisa Deliu-Kodra tha se se do të deklarohet në procesin e mëvonshëm nëse do të kërkoj ose jo dëmshpërblim për dëmin që i është bërë si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.
Deputetët e VV-së tërhiqen nga kërkesa për përjashtimin e trupit gjykues
Pas konsultimeve me mbrojtësit e të gjithë të akuzuarve, avokati i Albulena Haxhiut, Ahmet Ahmeti, ka deklaruar se tërhiqen nga kërkesa për përjashtimin e trupit gjykues në gjykimin për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Ndërpritet seanca ndaj deputetëve të VV-së
Avokati i Faton Topallit, Haxhi Millaku ka kërkuar 10 minuta pauzë për tu marrë vesh se si do të procedohet më tutje pas kërkesës së deputetes Haxhiu.
Avokati i Albulena Haxhiut, Ahmet Ahmeti, ka kërkuar që trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Beqir Kalludra, të përjashtohet nga ky gjykim me arsyetimin se ky trup gjykues nuk është i paanshëm.
Fillon seanca ndaj deputetëve të VV-së
Albin Kurti dhe Donika Kadaj – Bujupi janë sjellë në sallën e Gjykatës Themelore me pranga nga paraburgim.
Përderisa Albulena Haxhiu e Faton Topalli janë paraqitur në gjykatë për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës.
Deputetët e PDK-së, Xhavit Haliti, Flora Brovina, Blerta Deliu-Kodra dhe ai i LDK-së, Nuredin Ibishi janë sot të pranishëm në seancën ndaj katër deputetëve të VV-së.
Në seancë nuk kanë marrë pjesë në cilësinë e dëshmitarëve kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, e deputetët Bekim Haxhiu e Armend Zemaj.
Seanca e fundit lidhur me këtë rast ishte paraparë të mbahej më 22 nëntor, por ishte shtyrë në mungesë të Albin Kurtit, Donika Kadaj-Bujupit dhe Albulena Haxhiut.
Pasi nuk e arsyetuan mungesën e tyre, gjyqtari Kalludra lëshoi urdhër arrest ndaj tre deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Deputetët u liruan vetëm 48 orë pasi ju caktua paraburgimi ndërsa më 27 nëntor u arrestuan përsëri pasi morën pjesë në festimet e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë pas numërimit të votave me kusht dhe atyre me post që i dhanë fitoren kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Prokuroria pretendon se Deliu, Brovina e Haxhiu, kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga gazi lotsjellës i aktivizuar në Kuvend nga kolegët e Vetëvendosjes.
Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.