Avokatët, nga nesër nuk do të hyjnë në asnjë institucion të vendit

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 19:21 | Nga Ekonomia Online

“Urdhërohen sigurimi dhe recepsionistët, që të mos lejojnë hyrjen e avokatëve dhe palëve në objektin e gjykatës, pa ftesë ose leje gojore të kryetarit të gjykatës, ose gjyqtarit …me përjashtim …”

Interpretimet e ndryshme të këtij urdhri nga ana e Odës së Avokatëve dhe Këshillit Gjyqësor, do të rezultojnë me sabotimin e të gjitha institucioneve nga avokatët, raporton KTV.

Për kryetarin e Odës së Avokatëve, Osman Havolli, një urdhër i tillë është kufizues dhe cenon profesionin e avokatisë.

Të martën, ishte afati i fundit që Oda i kishte vënë Këshillit Gjyqësor për tërheqjen e rekomandimit që e kishte dërguar në gjykatat e tjera, duke marrë për bazë atë të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Gjyqësor e ka pasur të pamundur t’i mbledhë anëtarët e vet për të diskutuar këtë çështje, por Shkëlzen Maliqi, Drejtor i Sekretariatit të KGJK-së, thotë se me urdhrin e lëshuar, synimi është të vihet rend në ato institucione.

Çështja e njëjtë, siç ka bërë të ditur Maliqi, është edhe në Gjykatën Kushtetuese, por pavarësisht kësaj, Këshilli në rastin e parë do të mblidhet për t’i diskutuar kërkesat e avokatëve.

Deri sa kjo të ndodhë, më shumë se 900 avokatë që janë pjesë e Odës, nga e mërkura do ta sabotojnë punën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme