Në ditën e avokatisë, Jahjaga kërkon drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Prishtinë | 22 Dhj 2018 | 10:50 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) ka mbajtur ceremoninë solemne të “Ditës së Avokatisë”, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, në shënimi e 45 vjetorit të ditës së avokatëve, tha se avokati është hallkë e rëndësime e drejtësisë.

Havolli ka garantuar se avokatët do ta ushtrojmë detyrën me profesionalizëm me standardet dhe në bazë të konventave ndërkombëtare.

“Avokatia kosovare daton para Luftës së Dytë Botërore kur u regjistrua edhe avokati i parë Sokol Dobroshi. Rruga nuk ishte e lehtë, puna e palodhshme e tyre do të shërbejë për te ec përpara”.

“910 avokatë i kemi që ushtrojnë rolin në shtatë regjione. 2235 praktikantë kanë kaluar nëpër zyrat tona. Avokatia është hallkë e rëndësime e drejtësisë”.

“Ju garantoj se avokatët do ta ushtrojmë detyrën me profesionalizëm me standardet dhe në bazë të konventave ndërkombëtare”.

Ish-presidentja Atifete Jahjaga, tha se në kohën kur ku avokatët po përballet me paragjykim duhet të kujtojmë se ky është profesion që bart përgjegjësi.

“Si mbrojtjes të Kushtetutës ju keni mbi vete barrën për krijimin e një Kosovë me të drejt dhe më ndryshe. Duhet të ja rikujtoni vetës këtë mision, duhet të kujtoni vetës betimin e dhënë se do të ushtronin profesionin me ligj e nder duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet në vend. Shumë nga ju mund të numëroni shumë orë për të punuar për shumë persona nga e drejta për avokat”.

Jahjaga me këtë rast ka kërkuar drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. Sipas saj,  të mbijetuarve nuk iu është shuar shpresa se kriminelet do të vihen para drejtësisë.

Edhe pse e pohon se Kosova nuk mund ta padisë Serbinë për gjenocidin e kryer, ajo kërkon që të mblidhen të dhënat ngase shumë prej të mbijetuarve nuk janë më gjallë.

“Shpresa për drejtësi më bënë të punojnë për të besuar në drejtësi. Shumë viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës burra e gra persona nuk gjetën drejtësi. Të këtyre të mbijetuarve nuk iu është shuar shpresa se kriminelet do të vihen para drejtësisë”.

“Atyre u duhet ndihma jonë që drejtësia të triumfojë. Për shkak të kufizimeve ligjore, duke mos qenë pjesë e asnjë gjykate ndërkombëtare e kemi të pamundur që të padisim Serbinë për gjenocid, kjo nuk do të thotë që duhet të presim”.

“Faktori kohë ka ndikuar keq në mbledhjen e të dhënave, shumë prej tyre nuk janë në mesin tonë. Jemi vonuar që t’i bashkojmë forcat në mbështet ligjore të këtyre viktimave, në kërkesën e tyre shumë sublime, atë për drejtësi. Jam shumë e lumtur që Oda i është bashkuar kësaj kauze”.

Enver Peci, kryetar i Gjykatës Supreme, ka falënderuar Odën për bashkëpunimin. Sipas tij, ndërtimi i një sistemi të drejtësisë me standardet evropiane është obligim i të gjithëve.

“Ka nevojë edhe për tu forcuar më shumë, edhe përkundër punës së bërë. Jemi fokusuar te politikat ndëshkimore. Kemi nxjerrë një varg dokumentesh të rëndësishme”.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Nehat Idrizi, tha se me Odën kanë bashkëpunim dhe marrëveshje për çështjet që i ndërlidhin këto institucione.

Idrizi ka shtuar se 155 gjyqtarë do të fillojnë punën nëpër gjykata në vend dhe më këtë sipas tij, nuk mund të ketë ankesa për zvarritjen e zgjedhjes së lëndëve, raporton EO.

“Jemi ankuar që nuk kemi numër të gjyqtarëve, palët ju bëjnë presion, seancat shtyhet edhe pa arsye disa herë edhe ju nuk e keni të lehtë sepse palët kërkojnë që lëndët të zgjidhen në kohë të arsyeshme”.

“Kemi inkuadrim edhe të veriut, 39 gjyqtarë janë inkuadruar. 52 gjyqtarë kanë filluar punën. 37 gjyqtarë i kemi përcjell për dekretim të presidenti, është çështje ditësh”.

“Kemi shpallë konkurs edhe për 27 gjyqtarë. 155 të rijnë do të fillojnë punën. Tash do ta heqim nga zhargoni ankesën se nuk kemi gjyqtarë. Kemi pasë 400 mijë lëndë në të gjitha gjykatat. Tash i kemi 265 mijë lëndë, e kemi zvogëluar këtë numër. Lëndët nuk do të presin më në gjykata”.

“Te politika ndëshkimore e kemi pa që ka dallime. Dënimet duhet të jenë në harmoni me veprën penale”.

Ervin Pupe, nga Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë, ka garantuar mbështetjen për Odën e Avokatisë së Kosovës, madje ai pati disa rekomandime për kolegët kosovarë.

“Ju keni bërë përparime rezultatet, edhe pse keni pasë kushte të vështira edhe historike edhe politike. Po përmend disa sfida që keni nisur ju dhe jeni në vazhdën për t’i realizuar pavarësia institucione, jeni në luftë për ta fituar, rritja e profesionalizimit, iniciativat ligjore”.

“Integrimi rajonal, ndërkombëtar është një ndër sfida që duhet të keni ju si Odë”.

Më këtë rast është zhvilluar edhe ceremonia e betimit të 24 avokat të rinj, të cilët edhe u certifikuan.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Oda e Avokatëve të Kosovës organizon ceremoninë solemne të “Ditës së Avokatisë”. Me këtë rast do të mbahet konferenca me temën “Liria e shprehjes dhe tejkalimi i saj”

Posted by EkonomiaOnline on Saturday, December 22, 2018

Të ngjashme