Avokati Besnik Berisha e ka porositur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që ta lexojë Kodin Penal të Republikës së Kosovës, para se ta premtojë “korrigjimin” e kufirit.
Në një postim në faqen e tij në Facebook, Berisha ka shkruar se “tradhtia ndaj vendit sanksionohet me se paku 15 vjet burgim”.
Postimi i plotë:
Për të gjithë ata pushtetarë që me gjuhën e tyre, kinse të moderuar, po i vardisen Serbisë dhe po premtojnë rishikim të kufirit si alternativë me u pajtu me Serbinë, ua rekomandoj që ta lënë këtë “muhabet” dhe ta konsultojnë Kodin Penal të Republikës së Kosovës, respektivisht nenin 124, paragrafi 2 (shih më poshtë).
Një veprim i tillë cilësohet si tradhëti ndaj vendit dhe sanksionohet me se paku 15 vite burgim.
Ndaj, shijoni milionat që i keni nga pushteti, e lëreni këtë copë toke tek mileti.
P.S. Burgu është i rëndë, ju s’mund ta duroni.