Qeveria ka ndaluar ekzekutimin e vendimit të Odës së Avokatëve për Besnik Berishën

Prishtinë | 23 Dhj 2021 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka ndaluar ekzekutimin e vendimit të Këshillit të Odës se Avokatëve të Kosovës për rastin e Shaban Gogajt.

Ky rast, ku Gogaj akuzohet për vrasjen e Agonis Tetajt, është bllokuar, pas përjashtimit të Besnik Berishës, avokatit të Gogajt.

Oda e Avokatëve më pas vendosi që të mos dërgojë avokat tjetër mbrojtës për të pandehurin Gogaj dhe kështu dështuan disa seanca.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës i është drejtuar Ministrisë së Drejtësisë me kërkesë për ndalimin e ekzekutimit të vendimit të Odës së Avokatëve”, ka propozuar vendimin, ministrja Haxhiu, në mbledhjen e qeverisë të enjten.

Propozimi është miratuar me shumicë votash në mbledhjen e ekzekutivit, raporton Paparaci.

Ministria e Drejtësisë para pak ditësh ka proceduar në Qeveri kërkesën që në mbledhjen e radhës të vendoset për ndalimin e ekzekutimit të vendimeve të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Të ngjashme