Avokati Besnik Berisha i cili u arrestua katër ditë më parë ka thirrur konferencë ku i ka ftuar mediat për të mërkurën në Swiss Diamond Hotel në Prishtinë, përcjell Ekonomia Online.
Ftesa e plotë:
“Të nderuar
Si rezultat i zhvillimeve të fundit, z.Besnik Berisha, avokat me profesion, nesër, më datë 19.07.2023, në ora 10:30, do të mbajë konferencë për media, në ‘Swiss Diamond Hotel’ në Prishtinë.
Berisha në konferencë do të paraqitet si individ, e jo si anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës.
Ftohen mediat të jenë të pranishme”, u shpreh Berisha në ftesën dërguar mediave.