Avokati Besnik Berisha publikon pamje të reja ku 18 vjeçari shihet duke mbajtur kokën e zemrën me duar, pasi vret Agonis Tetajn

Prishtinë | 18 Mar 2021 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Publikimi i një video 1 minutëshe nga momenti i vrasjes së Agonis Tetajt nga shoku i tij i ngushtë, 18-vjeçari Shaban Gogaj, nxiti reagime të shumta në opinion pasi që prokurori i rastit e ricilësoi veprën nga “Vrasje e rëndë” në “Vrasje nga pakujdesia”.

Madje, këto reagime bënë që kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, të marrë vendim që të ndërrojë prokurorin e këtij rasti.

Avokati mbrojtës i të akuzuarit, Besnik Berisha, sot ka publikuar pamje të reja nga ky rast, ku shihet reagimi i 18-vjeçarit pasi që kryen aktin.

Në këtë video, Gogaj shihet teksa kap kokën me duar, mban zemrën me dorë dhe i kërkon vajzës së hallës që ta thërrasë xhaxhain e tij që t’i vijë për ndihmë Agonisit, pasi që 18-vjeçari mendon se ai është ende gjallë.

“Jam kureshtar të di, nëse ekziston qoftë edhe një rast i vetëm, i shkruar, i dëgjuar, apo i dëshmuar, që i përgjigjet, qoftë për së afërmi, aksidentit tragjik të vrasjes së Agonis Tetaj e që provon se dorasi, menjëherë pas kryerjes së vrasjes të pretenduar “me dashje”, reagon kështu siç ka reaguar 18-vjeçari Shaban Gogaj, duke gulçuar, bërtitur, klithur, goditur kokën dhe veten me grushta, pasi kuptoi se miku i tij më i mirë u rrëzua në tokë i gjakosur.Kujtojmë që ky aksident tragjik ndodhi në ditën më të lumtur të jetës së 18-vjeçarit Shaban Gogaj, në të cilën i njëjti mori konfirmimin dhe bekimin për fejesë nga prindi i të dashurës së tij.Faktet nuk duan koment!!”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme