Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardinaj, është liruar nga ndalimi policor në Francë.
Avokati i tij, Arianit Koci, ka treguar për Klan Kosovën detajet e lirimit të tij me kusht.
“Haradinaj duhet të paraqitet dy herë në javë tek autoritetet franceze dhe nuk mund ta lëshojë Francën derisa Serbia ta dërgojë lëndën për ekstradim”.
Ish-kryeministri ishte ndaluar më 4 janar nga autoritetet franceze derisa ishte në një udhëtim bashkë me familjen.