Avokati kosovar Jusuf Berisha ka vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur familjari i tij, përmes një postimi në Facebook.
“Miq dhe familjare ju njoftojmë se sot me datën 05/12/2020 si pasoje e covid 19 ndërroi jete babai ynë Jusuf Berisha. Për shkaqe pandemie varrimi do te behet ne prani te rrethit te ngushte kurse te pame nuk do te ketë”, ka shkruar një familjar i tij.
Kujtojmë se në 24 orët e fundit u konfirmuan 14 viktima dhe 560 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.