Institucioni i Avokatit të Popullit ka nisur hetimet për shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut me rastin e vendosjes së njësorëve elektrikë në majë të shtyllave nga ana e KEDS-it, shkruan sot Koha Ditore.
Në përgjigjen e këtij institucioni, thuhet se e ka pranuar ankesën e shefit të Grupit të këshilltarëve të LVV-së në Podujevë, Fitim Haziri, për këtë çështje.
“Institucioni i Avokatit të Popullit në bazë të nenit 21.1 të Ligjit për Avokatin e Popullit ka shqyrtuar ankesën tuaj (Fitim Haziri v.j.) të paraqitur më 28.02.2019, lidhur me pohimet për shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut apo keqpërdorim nga autoritetet publike dhe në pajtim me nenin 21.1.2 të Ligjit për Avokatin e Popullit, ka vendosur si të pranueshme ankesën për hetimin e shkeljeve eventuale të pohuara”, thuhet në njoftimin për pranueshmëri të kërkesës së këshilltarit të VV-së, Fitim Haziri.