Institucioni i Avokatit të Popullit ka mbajtur konferencën përmbyllëse të vitit 2021, raporton Ekonomia Online.
Petrit Çollaku, zyrtar për Informim te Avokati i Popullit tha se prej 1 janari deri në dhjetor 1 536 ankesa janë pranuar nga qytetarët dhe se numri i personave të përfshirë ka është 2 387.
“Prej 1 janari deri në dhjetor 1 536 ankesa janë pranuar nga qytetarë në zyrën qendrore. Numri i personave të përfshirë janë 2 387. Raste të hapura janë 665 për hetim. Në këtë numër përfshihen 44 raste të hapura. Vazhdimisht mbizotërojnë meshkuj për ankesa. Për një vit të punës kemi 753 raste të mbyllura. 317 janë zgjedhur pozitivisht. 162 janë të papranueshme. 29 raste janë mbyllur për mosinteresim të ankuesit”.
Ai më tej ka bërë të ditur se 147 rekomandime ka lëshuar Avokati ku prej tyre janë zbatuar 29% e tyre, ku prej tyre 22 rekomandime janë për Qeverinë, 26 për Ministrinë e Drejtësisë, 9 për Ministrin e Shëndetësisë etj.
“Prej ankesave që janë pranuar 462 janë ministritë që janë përgjegjëse, gjykata me 429 raste, komunat me 232 sosh, Policia me 90, prokuroritë me 63. Rastet e hetuara janë 251 raste i janë drejtuar gjykatave, 207 kërkojnë të drejtën e tyre juridike, 76 në barazinë para ligjit, 31 janë raste të hetuara që kanë të bëjnë me fëmijët”.
“147 rekomandime ka lëshuar Avokati i Popullit duke iu drejtuar autoriteteve, të zbatuara janë 29%. Autoritet përgjegjëse ku Qeveria ka 22 rekomandime në pritje për zbatim, Ministria e Drejtësisë 26 për zbatim, Ministria e Shëndetësisë 9”.
Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka thënë se vitin 2021 e filluan me sfida si pandemia dhe zgjedhjet.
Sipas tij, qytetarët vazhdojnë të përballen me zvarritjen e procedurave gjyqësore.
“Edhe më tej vazhdojnë qytetarët të përballen me sfida të zvarritjes së procedurave gjyqësore. Situata me pandeminë ka ndikuar edhe në thellimin e pabarazisë sociale. Gjendja e ekonomive familjare vazhdon të jetë e rënduar. Rreziku i shkallës së varfërisë është i lartë”.
“Duke pasur parasysh që ky vit është përcjellë me sfida tema e parë ka të bëjë me ndikimin e situatës s krijuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Nga të gjeturat ndërprerja e këtyre shërbimeve ka qenë e kundërligjshme dhe kemi rekomanduar te qeveria dhe ministria e shëndetësisë të ndërprenë një praktikë të tillë. Një raport tjetër ka të bëjë licencimin e institucioneve publike”.
Sipas tij, ka qenë shqetësuese zbatimi i Ligjit për Shëndetësi e ligjeve të tjera në fuqi, duke bërë thirrje për zbatim të ligjeve e rekomandimeve të këtij institucioni, raporton EO.
“Poashtu raporti është lidhur me ndikimin e pandemisë në të drejtat e njeriut. Është konstatuar se sistemi shëndetësor ka mangësi për shkak të mos kontributit buxhetor dhe Avokati ka rekomanduar rritjen e buxhetit për spitalet”.
“Raporti i dytë lidhet me rastet e raportuara nga mediat për mbrojtjen e dhunës në familje dhe raporti i tretë është eksoficio lidhet me ndikimin e pandemisë dhe përfshinë të drejtat e njeriut”.