Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka raportuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona te Pagjetur dhe Peticione lidhur me ankesat dhe propozim-vendimin e për zgjedhjen e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit, raporton Ekonomia Online.
Ndryshe javën e kaluar Komisioni paraqiti para Qelajt shtatë ankesa të aplikantëve lidhur me procesin e përzgjedhjes së zëvendës avokatëve.
Përderisa Qelaj ishte shprehur i bindur se procesi ishte korrekt, Kryetarja e Komisionit, Dude Balje deklaroi se ankesat kanë bazë.
Ndërsa të enjten Komisioni mbledhjen e mbajti pa prezencën e mediave.