Projektligji për Inspektimin Administrativ diskutohet me Avokatin e Popullit

Prishtinë | 21 Jan 2022 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi sot është takuar me Avokatin e Popullit Naim Qelaj për të biseduar lidhur me Projektligjin për Inspektimin Administrativ.

Në këtë takim Drejtori Ibrahimi njoftoi Avokatin e Popullit Qelaj lidhur me brengat e Kryetarëve të Komunave lidhur me përmbajtjen e këtij Projektligji si dyfishimin e detyrave të institucioneve tjera, interferimin në ligjet tjera, cenimin e funksionimit të demokracisë lokale dhe se ky Projektligj vlerësohet se është në kundërshtim edhe me Kartën Universale të Drejtave të Njeriut dhe Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale.

Avokati i Popullit dëgjoi më vëmendje brengat e Kryetarëve të Komunave dhe premtoj se do të ketë bashkëpunim të ngushtë me Asociacionin e Komunave të Kosovës në trajtimin e këtij Projektligji por edhe akteve tjera ligjore në kontekst të fushëveprimtarisë së tij.

Në takimin e radhës të Këshillin e Kryetarëve do të merr pjesë edhe Avokati i Popullit për t’u informuar për së afërmi me brengat e Kryetarëve të Komunave dhe këtë çështje në përgjithësi.

Të ngjashme