Ibrahimi: Komunat janë të gatshme që viti shkollor të fillojë më 27 shtator

Prishtinë | 21 Sht 2021 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha se komunat janë të gatshme që viti shkollor të fillojë më 27 shtator.

Ai shtoi se kërkohet që Qeveria e Kosovës të miratojë një buxhet shtesë që të hartohet lista për zëvendësimin e mësimdhënëseve në mënyrë që mos të humbet mësimi.

“Sfidë do të mbetet zëvendësimi i mësimdhënëseve shtatzëna dhe atyre me sëmundje kronike”.

“…kërkohet që Qeveria e Kosovës të miratojë një buxhet shtesë që të hartohet lista për zëvendësimin e këtyre mësimdhënëseve në mënyrë që mos të humbet mësimi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme