Masat anti-Covid, kryetarët e komunave nuk do të marrin pjesë në takimin me MAPL-në

Prishtinë | 17 Dhj 2021 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka thirrur në takim të premten në orën 14:00 kryetarët e komunave për të diskutuar rreth masave anti-Covid.

Në takim nuk do ta marrin pjesë kryetarët e komunave ka konfirmuar për Ekonomia Online, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ai ka thënë se ky institucion është ftuar në takim dhe krejt kjo me qëllim që të shkaktohet përqarje me kryetarët e komunave.

Për këtë çështje Asociacioni ka lëshuar edhe një sqarim në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme