Me 69 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Naim Qelaj u zgjodh Avokat i Popullit.
Dhjetë ditë pasi e mori këtë detyrë, Qelaj ka treguar për gazetën Objektiv për sfidat që e presin.
Qelaj tha se synon ta rrisë zbatimin e rekomandimeve të këtij institucioni.
“Sfidë në vete ka me paraqitë rritja e nivelit të zbatimit të rekomandimeve të avokatit të popullit, sepse kam vrejtë, përkundër rritjes së ndjeshme që në periudhën e kaluar pesvjeçare prapë mbetet në një nivel të ulët. Kam arritë ta bëjë një analizë dhe kemi pa që kryesisht rekomandimet janë realizuar 30 deri në 40 përqind. Unë synoj me rritë këtë përqindje”, tha Qelaj.
Avokati i Popullit po ashtu foli edhe për kritikat që u adresuan ndaj tij pasi ishte anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Qelaj theksoi se është krenar për të kaluarën e tij, pasi konsideron se ka arritë që përmes funksioneve shtetërore të marrë përvojë institucionale.
“Ma shumë e shoh si një përvojë të mirë sepse përmes angazhimit politik kam arritë me i kry funksionet shtetërore dhe më kanë dhanë mundësi me kriju përvojë që tash duhet me shfrytëzu në punë. Është pjesë e imja që ndihem mirë dhe komod . Tash kam dhënë dorheqja nga të gjitha pozitat politke”, shtoi Qelaj.
Qelaj ka kërkuar nga MPB-ja pezullimin e vendimit për këshilltarin e Albin Kurtit, Tienmu Ma, që të largohet nga Kosova, pasi nuk i dha leje të qëndrimit.
“Në momentin kur e kam marrë mandatin më kanë informu që egziston një ankesë e shtetasit amerikan . E kam analizu me kujdes dosjen që e kanë punu zytarët konpetentë brenda institucionit. Nga hulumtimi që e kanë bërë zyra ligjore brenda institucionit kanë ardhë në përfundim se ai vendim është në kundërshtim me vetë vendimet e MPB-së, prandaj edhe kam kërkuar pezullimin e tij duke ushtruar mandatin tim kushtetues”, përfundoi Qelaj.
Në garën për Avokat të Popullit kishin qenë Edona Hajrullahu, Naim Qelaj dhe Xhavit Shala, ashtu si edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.
Ky i fundit ishte tërhequr me arsyetimin se paneli vlerësues kishte treguar mungesë të madhe të transparencës./Objektiv/