Në Gjykatën Speciale është duke u mbajtur seancë statutore e ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit
Avokati i Rexhep Selimit, David Young ka thënë se ka një vështirësi të konsiderueshme në qasjen në dokumentet e Prokurorisë, shkruan Gazeta Express.
Kështu Young tha se është e rëndësishme që të bëhet një kategorizim i mirëfilltë i informacioneve.
“Kemi vështirësi të konsiderueshme me qasjen që ka marr Prokuroria. Mund të ju kujtohet që në konferencë e kaluar unë fola për rëndësin që ka nxjerrja e materialeve në mënyrë të kuptimshme dhe të përgjithshme. Duke pasur parasysh që e drejta e marrjes se dokumenteve është sinonim me një gjyq të drejtë, e shikoni se sa i japim rëndësi kësaj., unë paralajmërova se rreziku i këtij procesi të bie në një vrime të zezë kompjuterike dhe e theksova se sa e rëndësishme është kategorizimi i informacioneve”, ka deklaruar ai.
Kritika ai pati edhe ndaj kategorizimit që Prokuroria u ka bërë këtyre dokumenteve.
“Faktikisht Prokuroria nuk e ka plotësuar këtë detyrim të saj. Kategorizimin që e ka bërë tani nuk është i dobishëm fare”, ka thënë më tutje ai.
Avokati i Selimit tha se në dokumentet e Prokurorisë duhet të ketë edhe të dhëna bazë mbi akuzat që rëndojnë mbi të akuzuarit.
“Pora dorëzimi i dokumenteve duhet të jetë i organizuar, i kuptueshëm dhe duhet të ketë referime ndaj akuzave të bëra, psh. Koha, vendi i krimit që janë informacione bazë. Prokuroria duhet ta dijë se çfarë argumente kanë. Ata kanë bërë hetime për një kohë të gjatë, kanë informacione dhe duhet se kanë marrë vendim strategjik për mos dorëzimin e materialeve”, ka thënë ai.