Procesi i përsëritur gjyqësor kundër liderit të Iniciativës Qytetare ‘SDP’ Oliver Ivanoviq, ka nisur sot në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në veri të këtij qyteti, pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila anuloi aktvendimin e shkallës së parë sipas të cilit Ivanoviq u dënua me 9 vjet burgim për krime lufte.
E avokati i Ivanoviqit, Nebojsha Vjaliq ka thënë se klienti i tij nuk ka pasur të bëj asgjë me ngjarjet e prillit të vitit 1999, shkruan Tanjug, transmeton Indeksonline.
Sipas tij, drejtësia nuk është për të dënuar të pafajshmit që nuk kryejnë krime, sikurse po akuzohet Ivanoviqi.