Avokati Xhevdet Smakiqi ka kërkuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu që të mos sillet si hetuese e kryeprokurore.
Smakiqi përmes një reagimi është shprehur se ministrja ia ka huqur fortë më mandatin e saj
“Pasiqë ministrja e Drejtësisë i’a ka huqur fortë mandatit te saj, kur deklarohet publikisht herë si Kryetare e Kolegjit Penal, herë si Gjyqtare e vetme gjykuese, herë si Gjyqtare e Procedurës Paraprake, herë si Kryeprokurore, herë si hetuese”, shkroi ai.
Sipas tij, ministrja do të duhej të interesohej për ankesën e parashtruar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës lidhur me kushtet e punës brenda objektit të “Pallatit të Drejtësisë”.
“…pse nuk po deklarohet për ankesën dhe vendimin e KPK-së te djeshëm ku ne Pallatin e Drejtësisë mungon oksigjeni dhe stafi ka pësuar dëme shëndetësore. Prandaj bash këtu Ministrja e Drejtësisë duhet ta mbështet KPK , sepse mungesa e ajrit dhe mos hapja e dritareve dhe ajrosja e objekteve publike i takon dhe është përgjegjësi e Ekzekutivit saktësisht MPB-së Departamentit për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Objekteve Publike”, ka thënë Smakiqi.
Madje avokati Smakiqi deklaron se ministrja është duke e keqkuptuar edhe çështjen e Vettingut.
“Por jo nuk i mbështet nuk reagon sepse Vetingun ajo e keqkupton e mendon si luftë partiake qe stafi i Prokurorisë dhe Prokurorët te mos kenë mjaftueshëm oksigjen. Ministrja e Drejtësisë mos te bëhet merak, sepse secili do te hetohet arrestohet akuzohet gjykohet sikurse edhe ajo vet qe është e akuzuar për veprën penale te hudhjes se gazit ne Kuvend”, ka deklaruar avokati përcjell Insajderi.