Avokati i njohur, Ardian Bajraktari, ka thënë se draft-statuti i propozuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama për Asociacionin është obligim i Kushtetutës së Shqipërisë.
Teksa ka cituar Kushtetutën atje, Bajraktari ka thënë se Rama ka zbatuar nenin 8 paragrafi 1, të Kushtetutës.
Edi Rama ka zbatuar nenin 8, paragrafi 1, të Kushtetutës. Nuk ka nevojë t’i vije zheg askujt kur ai mbron shqiptarët, e ka obligim kushtetues. Ja neni 8, paragrafi 1, i Kushtetutës së Shqipërisë: ‘Neni 8
1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj’”, ka shkruar Bajraktari.