Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, priti në takim Narasimha Rao, shef i Misionit të UNHCR-së në Kosovë (Agjencisë së OKB-së për Refugjatët).
Gjatë takimit Jashari dhe Rao nënshkruan një Marrëveshje për bashkëpunim, qëllimi i së cilës është ofrimi i një kornize brenda së cilës Institucioni i Avokatit të Popullit dhe UNHCR-ja mund të zhvillojnë dhe të realizojnë aktivitete dhe projekte bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, monitorimit dhe promovimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të azilkërkuesve, refugjatëve, personave pa shtetësi, personave të zhvendosur dhe personave të kthyer vullnetarisht.