Përderisa të gjithë institucionet shtetërore në vend duhet që ta kryejnë planin vjetor zhvillimor të punës. Kësisoj, nuk ka arritur ta bëjë Avokati i Popullit gjatë vitit 2016.
Kjo e gjetur është bërë e ditur nga Zyra kombëtare e auditimit të përgjithshëm duke mësuar kështu se IAP për mos arritjen e planit vjetor ka rrezikuar të punësuarit si dhe akterët tjerë që të mos mund të punojnë drejt qëllimeve të tyre të pranueshme, shkruan Indeksonline.
“Si pjesë e auditimit tonë, i kemi shqyrtuar çështjet kyçe të pyetësorit të vetvlerësimit në lidhje me pesë (5) komponentët e tij. Për pyetjet e shqyrtuara kemi vërejtur se:
IAP në fund të vitit 2016, ka arritur të hartoj strategjinë dhe planin zhvillimor të saj, mirëpo nuk kishte hartuar planin vjetor të punës, për të mundësuar më pas përqendrimin në arritjen e rezultateve të planifikuara”, thuhet në gjetjen e auditorit të përgjithshëm në IAP.
Ndërsa, Avokati i Popullit duhet që të sigurojë se është rishikuar procesi i plotësimit të pyetësorit të vet-vlerësimit dhe është bërë adresimi i fushave me dobësi në mënyrë pro aktive.
Por, përderisa IAP nuk ka hartuar regjistrin për menaxhimin e rrezikut i cili duhet t’I paraprinte procesit të identifikimit të rreziqeve dhe vlerësimit të tyre me qëllim të zvogëlimit të rreziqeve në nivel të pranueshëm.
Atëherë duhet që të aplikohet një mekanizëm për ta konfirmuar saktësinë e pyetësorit si dhe për të siguruar dokumentacionin mbështetës.