Avokati i Ridvan Muharremti, Mahmut Halimi tha klienti i tij është shoqëruar për në Prokurorin Speciale për të marr deklaratë, duke shtuar se ai nuk është arrestuar, raporton Ekonomia Online.
I pyetur se pse klienti i tij ka dal me pranga nga lokali ku është bastisur, avokati tha se kjo është procedurë e rregullt.
Sipas tij, nga këto akuza është tronditur vet Muahrremi dhe familja e tij.
“Urdhërarrest nuk ka, ka urdhër për bastisje, ende nuk ka urdhër të arrestit. Tash klientin tim e kanë dërguar direkt në Prokurorinë Speciale ku ka me dhanë një deklaratë e mandej vendoset se çfarë do të jetë epilogu dhe statusi. Ende nuk kemi dyshime, me siguri së është fjala rreth importit të sasisë së grurit edhe të vajit. Për ato do të japim sqarimet, provat janë gjitha ato, gjithçka do të sqarohet. Jam i shqetësuar se nuk di ka po vini informata mbrëmë në ora 23:10 minuta disa persona kanë paralajmëruar prezencën e organeve të hetimeve ne shtëpinë e zotit Muharremi”.
“…dikush prej portaleve po ka kontakte direkte me organin e ndjekjes me Prokurorinë me Policinë po i merr informata para të gjithëve edhe po vjen po del me lajm para se me ndodh lajmi kjo nuk guxon me ndodh… Edhe zoti Muharremin edhe familje e tij shpifjet e tilla e kanë tronditur jashtëzakonisht shumë”, tha ai.
“Rregullat e procedurës janë rregulla të tilla. Një person i cili dyshohet gjithmonë është çështje e procedurës së organeve”, tha ai.
Policia e Kosovës ka zhvilluar sot tri aksione në lokacione të ndryshme, të cilat kanë rezultuar me arrestimin e dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe arrestimin e Ridvan Muharremit, i cili është pronar i restorantit “Bukë e Zemër”.
Të tre këta janë të dyshuar për keqpërdorim të rezervave shtetërore të Kosovës.
Këto arrestime erdhën pas publikimit të disa incizimeve nga Gazeta Nacionale, ku një zyrtar i MINT, që udhëhiqet nga ministrja Rozeta Hajdari, denoncon keqpërdorimet e dyshuara me grurin e rezervave shtetërore.