Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmoi zyrtarisht se avokati i presidentit Trump, Michael Cohen është nën hetim penal.
Hetuesit, siç thonë, janë përqendruar në marrëdhëniet e biznesit të Cohen, jo në punën e tij si avokat, ndërsa konfirmuan se ai ishte nën hetim prej disa muajsh.
Ky reagim zyrtar erdhi në përgjigje të tentativës së Cohen për të ndaluar prokurorët që të shqyrtojnë materiale nga zyra e tij, këtë të hënë.
Në një seancë gjyqësore në Nju Jork të premten, prokurori Tom McKay akuzoi zotin Cohen se po përpiqej të përdorte doktrinën ligjore “si një shpatë për të sfiduar aftësinë e qeverisë për të shqyrtuar provat”.
Një avokate e ri e Presidentit Trump, Joanna Hendon, tha se presidenti kishte një “interes akut” në këtë çështje. Zonja Hendon, e cila ishte punësuar të mërkurën, i kërkoi gjyqtarit që të shtyhej seanca, me qëllim që ajo të kishte më shumë kohë për t’u përgatitur.