Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka monitoruar konkursin në Komunën e Obiliqit për pozitën “Mjek i Përgjithshëm në QKMF, QMF, AMF”, ku gjatë këtij procesi janë identifikuar disa shkelje të cilat janë në kundërshtim me ligjet dhe udhëzimet administrative.
Kështu thuhet në një deklaratë nga ky rrjet teksa kanë shprehur shqetësim se kjo komunë sipas tyre nuk po zbaton ligjin në fuqi.
Deklarata e plotë:
Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka monitoruar konkursin në Komunën e Obiliqit për pozitën “Mjek i Përgjithshëm në QKMF, QMF, AMF”, ku gjatë këtij procesi janë identifikuar disa shkelje të cilat janë në kundërshtim me ligjet dhe udhëzimet administrative.
Fillimisht AVONET, shpreh shqetësimin se si institucioni i Komunës së Obiliqit nuk zbaton ligjet në fuqi dhe ku konkursi për pozitën “Mjek i Përgjithshëm në QKMF, QMF, AMF” është në kundërshtim me me LIGJIN NR. 06/L – 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË neni 67 dhe 68.
AVONET me 04.04.2022 ka informuar kryetarin e Komunës së Obiliqit, z, Xhafer Gashin se procesi i rekrutimit nuk është duke u zhvilluar siç parashihet me ligjet në fuqi dhe nuk është në harmoni me konkursin dhe me proceset e tjera administrative, ani pse ky i fundit ishte në dijeni, poashtu AVONET kishte informuar për dyshimet se ky konkurs është i përgatitur për kandidaten Ermira Hodaj, por z. Gashi nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për t’i parandaluar shkeljet.
AVONET kishte informuar kryetarin e Komunës së Obiliqit z. Gashi se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave i ka lejuar ata që të hynë në testin me shkrim, (ashtu siç është bërë edhe njoftimi me datën 01.04.2022) edhe pse këta kandidatë nuk i kanë plotësuar kriteret e konkursit, sipas konkursit të shpallur të datës 07.03.2022, nga ta kërkohet të kenë vërtimin e Gjykatës se nuk janë në hetime, dhe nga kjo Komisioni Intervistues ka identifikuar se tre kandidatet të cilat nuk mund ta vazhdojnë procesin e përzgjedhjes sepse kandidatët Ermira Hodaj, Arrita Beqaj, dhe Besa Bahtiri, nuk kanë vërtetimin e Gjykatës se nuk janë në hetime, kishte bërë njoftimin publik me datën 28.03.2022.
Në dijeni për këtë parregullsi ishte edhe Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale znj, Blerona Shabanaj- Mehmeti, me të cilën AVONET ka mbajtur takim në zyren e saj, duke e njoftuar konkretisht për parregullsitë e kandidates, e konkretisht të Ermira Hodaj, por e njejta ka lejuar me vetëdije të plotë një shkelje të tillë, edhe pas këtyre paralajmërimeve.
AVONET vlerëson se është shkelur neni 5, ndalimi i të gjitha llojeve të diskriminimit të Ligjit të Punës me nr LIGJI Nr. 03/L-212 dhe poashtu është munduar të favorizoj kandidatë të cilët nuk kanë plotësuar kushtete kriterit të konkursit e që është e sanksionuar me neni 219 Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë të KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS me NR. 06/L-074, poashtu ky veprim është i sanksionuar edhe në KAPITULLI XXXIII KORRUPSIONI ZYRTAR DHE VEPRATPENALE KUNDËR DETYRËS ZYRTARE me neni 414 Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar të KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS me NR. 06/L-074.
Sipas AVONET-it edhe Drejrotesha z. Shabanaj ka shkelur nenin 5, Ndalimi i të gjitha llojeve të diskriminimit të Ligjit të Punës me nr LIGJI Nr. 03/L-212, Neni 219 Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë të KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS me NR. 06/L-074, dhe me Neni 414 Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar të KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS me NR. 06/L-074, poashtu nuk ka zbatuar ligjet në fuqi sepse çdo konkurs duhet të bëhet me LIGJIN NR. 06/L – 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË.
Ndërsa Komuna e Obiliqit me datën 05.04.2022, ka bërë njoftimin se kandidatja Ermira Hodaj është ftuar në intervis me gojë edhe pse AVONET kishe paralajmëruar kryetarin e Komunës së Obiliqit se ky konkurs dyshohet se është përgatitur për Ermira Hodaj si marrëveshje e brendshme e tyre.
AVONET konsideron se këto veprime paraqesin një rrezik të lartë të qëndrueshmërisë se besimit në institucionin, diskriminimin, favorizimin dhe cenimin në punësim për aplikantët tjerë.
Kërkojmë nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës që të merr masat urgjente ndaj shkeljeve ligjore dhe mos zbatim të LIGJIT ME NR. 06/L – 114 PËR ZYRTARËT PUBLIK.
AVONET, ka inicuar kërkesë për hetim te Prokuroria Themelore e Prishtinës dhe tek Agjencia kundër Korrupsionit lidhur me të gjeturat e monitorimit dhe hulumtimit ndaj zyrtarëve të Komunës së Obiliqit dhe të anëtarëve të komisioneve të konkursit për pozitën “Mjek i Përgjithshëm.
Bashkangjitur me këtë deklaratë gjeni: