AVONET: Kryetari i Kllokotit punëson familjarët në institucionet komunale

Prishtinë | 18 Jan 2019 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka reaguar ndaj kryetarit të Komunës së Kllokotit, Bozidar Dejanoviç.

Ky i fundit sipas AVONET, ka mbushur institucionet e komunës me familjarët e tij.

Reagimi i plotë:

Kaplon nepotizmi institucionet e Komunës së Kllokotit me familjarë të kryetarit të Komunës së Kllokotit z. Bozidar Dejanoviç

Rrjeti i OJQ-ve AVONET është thellësisht i shqetësuar se si institucionet e Komunës së Kllokotit janë të mbushur nga familjarët e kryetarit të komunës z. Bozidar Dejanoviç.

Institucionet e kësaj komune janë duke u ballafaquar me shumë probleme dhe sfida të mëdha,  ku kryetari i kësaj komune nuk ka shpreh interesim që të bëjë zgjidhje dhe të menaxhoj sa më mirë këto situata.

Shkollat fillore dhe të mesme në Komunën e Kllokotit kanë një numër të madh të punëtorëve teknik, e këta punëtor teknik janë të afërt të kryetarit të Komunës së Kllokotitz. Bozidar Dejanoviç, por çka është më e keqja e kësaj dukurie këta punëtor as që shkojnë për të kryer detyrat e tyre si punëtorë teknik, ata veç marrin rroga dhe disa prej tyre as që jetojnë në Kosovë.

Disa prej punëtorëve si mesimëdhënësa të shkollave fillore dhe të mesme marrin rrogë nga buxheti i Republikës së Kosovës, e që nuk punojnë nëpër këto shkolla, por punojnë si  mesimëdhënës në shkollat me sistem paralel serb.

AVONET ka hulumtuar dhe ka vërtetuar se kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Kllokotit z. Zharko Dejanoviç është vëllau i kryetarit të Komunës së Kllokotit z. Bozidar Dejanoviç. Kryetari i Komunës së Kllokotitz. Bozidar Dejanoviç dhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Kllokotit z. Zharko Dejanoviç, kanë punësuar gratë dhe fëmijet e tyre, e poashtu edhe shumë familjar të tyre.

Këto punësime për AVONET-in janë nepotizëm dhe nuk tregojn demokraci në këto institucione, AVONET kërkon nga institucionet e Republikës së Kosovës, Njësisë për Krime Ekonomike dhe Prokurorisë së Shtetit dhe poashtu Agjencionit Anti Korrupsion, që të fillojnë hetimet si dhe nga MAPL-ja të marrin masa ndaj këtij institucionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme