AVONET: Gjykatësi në shërbim të të dënuarit për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Prishtinë | 09 Gus 2019 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Rrjeti i OJQ-ve AVONET duke monitoruar dhe hulumtuar rastet për Keqpërdorim të Pozitës apo Autoritetit Zyrtar si në nivelin lokal dhe atë qendror gjen shkelje të rënda në rastin e të dënuarit Nexhat Krasniqi i cili për një periudhë të gjatë ka qenë i punësuar si Drejtor i Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, më pas, me 01.02.2008, ka kaluar në pozitën e Drejtorit të Prokurimit në Ministrinë e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit (tani Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit).

AVONET gjen se i njëjti, përderisa ka qenë i punësuar si Drejtor i Prokurimit në MTI është larguar nga puna, bazuar në Aktgjykimin të Gjykatës Themelore të Prishtinës PKR 144 i datës 21 shtator 2015, me të cilin është dënuar me dy (vjet) e dy (2) muaj burgim, gjegjësisht 26 (muaj) për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, Aktgjykim të cilin Gjykata e Apelit e ka vërtetuar me Aktgjykimin PAKR nr.603/2015, datë 20 maj 2016, ku të njejtit i është shqiptuar dënimi me burgim një (1) vit gjashtë (6) muaj, gjegjësisht 18 (tetëmbdhjet muaj), për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ky aktgjykim është i plotëfuqishëm.

Për rastin në fjalë edhe Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës kishte nxjerrë Aktgjykimin PML. nr..329/2016 datë 2 mars 2017 me të cilin është vërtetuar Aktgjykimi PAKR nr.603/2015 datë 20 maj 2016 të Gjykatës së Apelit në Prishtinë, me të cilin është dënuar me burgim 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj për vepren penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ky aktgjykim është i formës së prerë. Duke kontestuar drejtësinë, z. Krasniqi ka parashtruar edhe një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për vlerësimin e kushtetutshërisë së Aktgjykimit PML nr. 329/2016 datë 2 mars 2017 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, e cila kërkesë me anë të Aktvendimit (si Aktvendim përfundimtar) për PAPRANUESHMËRI nr.ref: PK 1191/18, datë 5 shkurt 2018 është refuzuar si e papranueshme. Duke u bazuar në Aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës PKR 144 i datës 21 shtator 2015, Aktgjykimin PAKR nr.603/2015, datë 20 maj 2016, të Gjykatës së Apelit nëPrishtinë, Aktgjykimin PML. nr..329/2016 datë 2 mars 2017 i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Aktvendimin për PAPRANUESHMËRI nr.ref: PK 1191/18 datë 5 Shkurt 2018 të Gjykatës Kushtetuese, është vërtetuar se z. Nexhat Krasniqi ka kryer veprën vepren penale të “keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”, dhe për këtë është shpallur fajtor dhe është denuar me burgim një (vjet) e gjashtë (6) muaj.

Mbi bazën e këtij aktgjykimi Sekretari i Përgjithshëm u.d i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit me vendimin nr.01.10641 datë 12.11.2018 Udhëheqësit të Divizionit të Prokurimit z.Nexhat Krasniqi i është shqiptuar masa disiplinore “Ndërprerje e Mardhënies së Punës në Shërbimin Civil”, për shkak të kryerjes së vepres penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. duke u mbështetur në nenin 63, par. 4 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, në të cilin thuhet se: “Nëse nëpunësi civil shpallet fajtor dhe dënohet për kryerje të veprës penale, autoritetet kompetente administrative detyrohen që nga ato elemente të vendimit të gjykatës kompetente, që përbëjnë shkelje të parimeve dhe të rregullave administrative, duhet të urdhërojnë
shkarkimin e nëpunësit civil”. Ndaj këtij vendimi, ai ka parashtruar ankesën A.Nr.745/2018 të datës 16.11.2018 në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës(KPMSHCK), të cilën me vendimin nr.7520/2018 datë 10.12.2018 e ka hudhur poshtë si të palejuar.

Nexhat Krasniqi në cilësinë e propozuesit ka parashtruar propozim me datë 22.11.2018 për përmbarim në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti i Përgjithshëm-Divizoioni Civil, në bazë të këtij propozimi Gjykata ka nxjerrë Aktvendimin Cp.nr. 2257/18 me të cilin ka detyruar Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit që të lejoj Nexhat Krasniqin të ushtroi detyrën e Udhëheqësit të Divizionit të Prokurimit dhe të mosë marrë asnjë veprim tjetër administrativ për këtë procedurë deri në marrjen e vendimit përfundimtarë nga ana e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), lidhur me ankesën e ankuesit, duke mos e prezentuar vendimin e KPMSHC për hudhje poshtë të ankesës. Nga shkresa shihet se vendimi nuk kishte baze per ekzekutim dhe ligjerisht nuk
duhej ti nenshtrohej permbarimit nga ana e gjyqtarit.

Kundër Aktvendimit Cp.nr. 2257/2018 MIT përmes Avokaturësh Shtetërore ka paraqitur Prapësim AVSH nr.10 datë 30.04.2019 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm i së cilës ka refuzuar prapësimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës- Ministria e Infrastrukturës i parashtruar kundër aktvendimit për caktim të përmbarimit të lëshuar nga Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti i Përgjithshëm, Cp.nr.2257/18, i nxjerrë me datë 22.05.2019. Ministria e Drejtësisë-Avokatura Shtetërore në cilësinë e përfaqësuesit të Ministrisë së
Infrastrukturës dhe Transportit kishte parashtruar ankesën AVSH nr.10 datë 31.05.2019 kundër vendimit Cp.nr.2257/18 datë 22.05.2019 të Gjykatës Themelore në Prishtinë- Departamenti i Përgjithshëm. Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti i Përgjithshëm me rastin e vërtetimit të
plotëfuqishmërisë të aktvendimit Cp.nr.2257/18 me datë 25.07.2019 nga gjykatësi Arton Fazliu, ka bërë shkelje absolute të nenit 207 paragrafi 1, të Ligjit nr.03/L-006 për Procedurën Kontestimore me të cilin është përcaktuar si në vijim: citat:”ankesa e paraqitur brenda afatit ligjor e pengon përmbarimin e aktvendimit, në qoftë se me këtë Ligj nuk është parashikuar
ndryshe”, dhe shkelje absolute të nenit 268 paragrafi 4, të Ligjit nr.04./L-149 për Procedurën Përmbarimore me të cilin është përcaktuar si në vijim: citat”përmbarimi i aktvendimit ose i urdhrit për realizimin e kredive bëhet pasi të skadoi afati për paraqitjen e ankesës nga personat të cilëve u takon e drejta e ankimimit kundër tij”. AVONET konsideron se një veprim i institucionit të rëndësishëm, nuk duhet të ndikohet nga interesat personale dhe grupore të individëve të caktuar, të cilët në shkallë të ndryshme të gjykimit i është vërtetuar vepra penale nga te gjitha instancat gjyqesore, përfshirë edhe vendimin e Gykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Vendimi Nr.KI45\17. Gjykata dhe gjykatësi i ka shërbyer më së keqi drejtësisë, duke vepruar në kundërshtim me rendin juridik dhe parimin e sigurisë publike, njëherit duke ulur edhe besimin në sistemin e
drejtësisë dhe ulje të imazhit të Kosovës dhe proceseve të saja, siç është rruga drejt integrimit dhe liberalizimit të vizave.
AVONET kërkona nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që sa më parë të filloj hetimet ndaj gjykatësit Arton Fazliu, sepse raste të tilla nxisin dyshime për keqpërdorim të pozitës dhe besimit në drejtësi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme