Komuna e Vushtrrisë shfaq premierën e filmit dokumentar “Buzëqeshja e Fundit”, kushtuar dëshmorit Shemsi Istrefi

Vushtrri | 26 Pri 2024 | 14:13 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nën patronazhin e kryetarit të Komunës se Vushtrrisë, Ferit Idrizi, është shfaqur premiera e filmit dokumentar “Buzëqeshja e Fundit”, kushtuar dëshmorit të UÇK-së, Shemsi Istrefi në 25-vjetorin e rënies së tij, raporton Ekonomia Online.

Kryetari Idrizi, tha se beteja e Zonës së Shalës ishte prej betejave me të lavdishme ku forcat serbe u përballën me rezistencë të pathyeshme.

“Sot është një ditë e veçantë që shënon fat të veçantë në betejën më të lavdishme të Zonës se Shalës ku forcat armike serbe u përballën me një rezistencë të pathyeshme për 46 ditë. Në atë ditë ranë heroikisht Shemsi Istrefi, Arsim Muzaqi e luftëtarë tjerë”, tha ai.

“Familja Istrefi si familje më emblematike kombëtare i dha atdheut djalin më të mire. Andaj e dashur nënë ti që je sot prezentë këtu, në nderimin e heroizmit tuaj na bën krenar neve e qëndro krenare sepse kjo akademi është titulluar ‘Buzëqeshja e Fundit’ por unë do t’i shtoja se është për lirinë e Kosovës pa gjakun e së cilëve nuk do të ishim këtu sot”, tha Idrizi, teksa përmendi edhe ish-krerët që po gjykohen në Hagë.

“Sot kur jemi tubuar këtu për të kujtuar gjakun heronjve, shokët e tyre mbahen padrejtësisht në Gjykatat e Hagës. E dashur familje Istrefi ju jemi mirënjohës për gjithë kontributin tuaj, heronjtë nuk na mungojnë sepse heronjtë i kemi këtu”, tha Idrizi.

Gjykimin e ish-krerëve të luftës në Hagë, e përmendi edhe përfaqësues i Organizatave të Dala nga Lufta e UÇK-s, Xhavit Jashari.  

“Në këta muaj pra mars dhe prill që janë plote ngjarje te dhimbshme e krenarie kombëtare, sot na mungojnë te jenë prezent ata që po mbahen padrejtësisht në Hagë”.

Në emër të familjes foli Samiu, vëllai i Shemsi Istrefit i cili tha se vetëm përmes dokumentarëve të tillë mbahet e gjallë lufta dhe heroizmi i dëshmorëve te luftës.

Dokumentari kushtuar heroit të kombit, Shemsi Istrefi pasqyroi jetën dhe veprimtarinë e tij gjatë viteve të 99-ta.

Prezent ishin figura të ndryshme politikë, deputetë, kryetarë komunash e familjarë të dëshmorëve.

Të ngjashme