“Kosova në drejtimet shkencorë është më vonë se shtetet e tjera”

Prishtinë | 26 Pri 2024 | 16:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në konferencën STEMinists’24, në të cilën pjesëmarrës ishin gratë dhe vajzat nga fushat STEM që të shpalosin arritjet e tyre, në panelin e dytë Shëndeti & ambienti-Zgjidhje të zgjuara, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se përdorimi i STEM në shëndetësi sjellë metoda inovative që do ta përmirësojë jetën e qytetarëve.

Kardiologia Ibadete Bytyqi, e cila është Shkencëtarja e vitit 2022, ka thënë se Kosova në drejtimet shkencorë është më vonë se shtetet e tjera.

Ajo tha se në tri vitet e fundit janë fokusuar tek parandalimi i faktorëve që shkaktojnë sëmundje që kanë vdekshmëri lartë.

“Kosova në drejtimet shkencore është pak me vonë se shtetet e tjera. Fokusi kryesor në aspektin shëndetësor ka qenë ne menaxhimin e pacienteve, pjesën e dekadës së fundit ka marr orientim edhe në parandalim që duhet të jetë pjesa kryesore e politikave shëndetësore për parandalimin. Puna jonë tri vitet e fundit i ka takuar parandalimit, i ka takuar jetës së shëndetshme, i ka takuar menaxhimit që të rris faktorët të cilët janë shkaktar kryesore të sëmundjeve që kanë vdekshmëri të lartë”, ka thënë ajo.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, tha se tek pjesa e mjedisit parametri kryesor matës që Ministria e bënë është cilësia e ajrit dhe cilësi e ujti të pijshëm.

“Thuhet që Kosova nuk ka të dhëna të mjaftueshëm sa i përket mjedisit por megjithatë kemi të dhëna bazuke dhe raporte të ndryshme, por e dimë që degradimi i mjedisit ka ndikim në shëndetin publikë. Te pjesa e mjedisit, parametri kryesor matës që si shëndetësi e bëjmë është cilësia e ajrit, po ashtu edhe cilësi e ujit të pijshëm. Në kuadër të këtyre, një zgjidhje e mençur sa i përket cilësisë së ajrit i ka edhe stacionarët që bëjnë matje e cilësisë së ajrit. Në vitin 2019, konsiderohet viti që ka pasur më së shumti ndotje, ku jemi radhitur edhe vendi i 30 më i ndotur në botë”, ka thënë ajo.

Armond Daci, koordinator i Projekteve Shkencore në UP, ka thënë se në UP është duke bërë një punë të jashtëzakonshme për projekte shkencore.

“UP-ja ka një zyre për projekte shkencore e cila po bënë një punë të jashtëzakonshme dhe është në një koordinim të ngushtë dhe mbështetës për stafin e UP-së që edhe unë si koordinator i projektit ‘Nanogrimcat’ në ambient dhe shëndetin human” jam duke e promovuar një fushë e cila mendoj që ka gjetur mbështetje nga BE-ja me një grand në vlerë një milion euro jemi në fazën implementuese. Sa i përket UP dhe fushën në fjalë mendoj që është duke bërë mjaftueshme dhe mendoj që është duke targëtuar grupet e  nevojshme”, ka thënë ai.

Të ngjashme