Klinika e Neonatologjisë pajiset me një autoambulancë – kushtoi 198 mijë euro

Prishtinë | 07 Maj 2024 | 20:21 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me drejtorin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Elvir Azizi dhe drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrije Ismajli, bënë pranim dorëzimin e Autoambulancës Neonatale.

Ministria e Shëndetësisë, përmes huamarrjes së Bankës Botërore ka siguruar Autoambulancën Neonatale, në vlerë prej 198,000,00 euro, e cila do të sigurojë transport të shpejtë, komod dhe të sigurt për foshnjat e porsalindura, duke u mundësuar qasje në kujdesin intensiv.

Gjithashtu, kjo autoambulancë do të përdoret për transferime urgjente për të sapolindurit që kanë nevojë për trajtim më të specializuar në një spital tjetër, si dhe për transferime elektive ose për t’i kthyer foshnjat e shëruara nga spitali në shtëpitë e tyre.

Klinika e Neonatologjisë mbetet qendra e vetme referente e nivelit tretësor për kujdesin shëndetësor të foshnjave të porsalindura në Kosovë.

Të ngjashme