“Je bekim”- Festojnë ditëlindjet në të njëjtën ditë, Arbana Osmani emocionon me urimin për Eduartin

Prishtinë | 07 Maj 2024 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Sot është një ditë shumë e veçantë për moderatoren Arbana Osmani dhe bashkëshortin e saj Eduart Grishaj, pasi çifti festojnë ditëlindjen.

E teksa Arbana shpesh herë ka treguar se është romantike, nuk kishte se si të mungonte një urim nga ana e saj për Eduartin.

Ajo ka postuar në Instagram një video, ku ka ndarë me ndjekësit momentet më të bukura me shpirtin e saj binjak dhe fëmijët e tyre, ndërsa krahas saj moderatorja ka treguar se sa shumë e dashuruar është me Eduartin, duke vënë në pah lumturinë dhe rëndësinë që ai ka në jetën e saj dhe të 3 fëmijëve të tyre.

“Gëzuar ditëlindjen për shpirtin tim binjak, i cili është edhe shoku im më i mirë, një baba i kujdesshëm, një partner besnik, një regjisor i talentuar dhe një këngëtar, balerin dhe futbollist i madh:) Çfarë bekimi je; Jam shumë me fat që ndaj ditëlindjet tona dhe këtë udhëtim të madh të quajtur jetë, me ju. Të dua”, ka shkruar Arbana.

Të ngjashme