Zgjatet orari i punës së rëntgenit në QKMF-në e Vushtrrisë

Prishtinë | 07 Maj 2024 | 20:49 | Nga Ekonomia Online

Qytetarët e komunës së Vushtrrisë tashmë do të mund të marrin shërbime të rëntgenit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare nga ora 07:00 deri në orën 19:00.

Zgjatja e orarit të punës për shërbimin e rëntgenit, që deri tani ka qenë vetëm deri në orën 13:00, ka ardhur si përgjigje ndaj nevojave të rritura të pacientëve dhe kërkesës së urgjencës.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në Komunën e Vushtrrisë, Lorik Maxhuni, i cili ka sot ka vizituar këtë qendër të shëndetësisë primare.

“Kjo zgjatje e orarit të punës synon të përmirësojë efikasitetin dhe kualitetin e shërbimeve të ofruara, duke lejuar qytetarët të marrin shërbime më të mira dhe më cilësore në orar më të zgjatur”, ka shkruar ai në Facebook.

“Ky është një hap pozitiv drejt përballimit më të mirë të nevojave të pacientëve dhe përgjigjes së shpejtë ndaj situatave të paparashikuara që mund të lindin gjatë ditës”.

Të ngjashme