AVONET: Ndërtimi i murit cenon sovranitetin dhe funksionalionalitetin e shtetit

Prishtinë | 09 Dhj 2016 | 14:46 | Nga

Përmes kësaj deklarate, ne, Rrjeti i OJQ- ve AVONET, të përkrahur edhe nga organizata “Etika”, “Elita-H”, “EACE”, “Demokracia”, “PRSH”, VLD” dhe “KDN”, shprehim mospajtimin tonë të fuqishëm dhe ngrisim zërin tonë qytetar kundër ndërtimit të murit që ndanë dhe çimenton qytetin e Mitrovicës.

Ne si grupim i këtyre OJQ-ve, shprehin shqetësimin e thellë për ndërtimin e murit ndarës. Ky mur nuk paraqet asgjë tjetër veçse një simbol të ndarjes dhe të urrejtjes. Qytetaret e Kosovës janë pajtuar që serbët e Kosovës të gëzojnë liritë dhe të drejtat më afirmative që kanë të bëjnë me minoritetet.

Sidoqoftë, para se të flitet për pasojat, është e domosdoshme të flitet për shkaqet. Shkaku kryesor i mosdurimit ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve është pretendimi permanent i Serbisë ndaj territorit Kosovës.

Edhe përkundër gjenocidit serb në Kosovë, shqiptarët e Kosovës kanë gjetur kurajo që të mos hakmerren. Nuk kemi harruar, por nuk kemi vendosur të hakmerremi.

Në këtë kontekts, të drejtat që ka minoriteti serb në Kosovë, janë të drejtat më afirmative të mundshme.

avonet

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme