Është tejet shqetësuese se si një prokurori heton një gazetar, i cili ka për qëllim zbardhjen e rasteve dhe të krijoj mundësi më të lehta të hetimit, ku pas këtij veprimi kërcënohet nga persona të papërgjegjshëm duke penguar gazetarin në detyrën e tij, të cilën e ushtron me vullnetin më të mirë.
Mentor Gjergjaj është njëri prej gazetarëve që çdo herë ka trajtuar me profesionalizëm tema të sigurisë dhe atë të drejtësisë, ku Mentori siç edhe ishte raportuar më 3 maj 2018, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ishte kanosur nga një qytetar në Gjakovë. Pasi që ka marr kërcënime nga personi ka bërë incizimin e kërcënimit, dhe këtë ja ka ofruar Prokurorisë Themelore të Gjakovës, kjo është bërë vetëm për të pasur dëshminë vetëm për institucionin e drejtësisë.
Andaj, AVONET është thellësisht i shqetësuar se si Prokuroria Themelore e Gjakovës ka filluar hetimet ndaj gazetarit e jo ndaj personave që kanë kërcënuar atë, edhe pse qëllimi i dorëzimit të këtij incizimi ka qenë vetëm që të dëshmohet se gazetari është kërcënuar. Gjithashtu, gazetari ka qenë në kryeje të detyrës së tij, të raportimit nga vendi i ngjarjes për një rast tragjik.
Theksojmë se gazetari asnjëherë nuk e ka bërë publike këtë incizim, kështu kjo Prokurori ka vepruar në kundërshtim të asaj që i është dorëzuar, në vend që gazetari të intervistohet si i dëmtuar ai tanimë thirret që të intervistohet si i dyshuar. Madje, kjo prokurori deri më sot asnjëherë nuk ka ftuar që ta intervisto Gjergjajn si i dëmtuar, duke bërë shkelje dhe informuar të dyshuarin për kërcënim se Gjergjaj ka incizuar kërcënimin që është bërë ndaj tij.
AVONET, konsideron se kjo është shkelje e rëndë e konfidencialitetit, duke qenë se prokurorët duhet ta mbrojnë këtë parim dhe duke rrezikuar edhe më shumë gazetarin, që kërcënimi të materializohet me sulm ndaj tij.
AVONET, konsideron se kjo qasje e Prokurorisë është e papranueshme, dhe paraqet kërcënim ndaj gazetarëve dhe cenon rëndë parimet kushtetuese të lirisë së medias dhe demokracisë në Kosovë.
AVONET kërkon nga Kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi që të ndërmerr masat ndaj Prokurorisë Themelore të Gjakovës dhe Prokurorit të rastit dhe të inicojë procedurë disiplinore.
I nderuar z. Lumezi dhe Maloku, kërkojmë që të mbyllen rastet e tilla dhe të krijoni bashkëpunimin me gazetar dhe anëtar të shoqërisë civile, sepse roli i tyre është i rëndësishëm dhe i dobishëm për shoqërinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës.
Rastet e tilla duhet të jenë alarmante, kur një anëtar i shoqërisë civile apo një gazetar, i cili kërcënohet të mos ketë mundësi të sjell prova apo mundësi për të raportuar, kjo është një praktikë e rëndë dhe jo profesionale e prokurorëve.