Visar Azemi nga LDK i ka quajtur të pavërteta deklaratat e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti se nuk Kosova nuk fiton dhe nuk blen rrymë nga Vuk Hamoviq, e që sipas tij faktet e thonë të kundërtën e kësaj.
Azemi nënvizon se Vuk Hamoviq i fiton mbi 70 milionë aknadne në muaj për bartje të energjisë elektrike në Kosovë.
Postimi i plotë:
Mbrëmë kryeministri në detyrë gënjeu sërish.
Ai tha se Vuk Hamoviq nuk fiton para nga Kosova dhe se shteti ynë nuk blen rrymë nga djali ish-gjeneralit serb.
Por të gjitha faktet dëshmojnë të kundërtën që e tha Kurti.
Vuk Hamoviq i fiton mbi 70 milionë ankande në muaj për bartje të energjisë elektrike në Kosovë.
Po ashtu, partneri i kësaj qeverie Vuk Hamoviq e mbanë të bllokuar linjen e interkoneksionit me Shqipërinë.
Të mos harrojmë se Vuk Hamoviq është duke abuzuar me çmime në kurriz të qytetarëve të Kosovës.
Prandaj, duhet që sa më shpejt t’i vendosim sanksione Vuk Hamoviqit.