Punëtoret teknike të Kuvendit, janë duke mbajtur protestë në shenjë pakënaqësie për vendimin e marrë, ditën e premte, për mos lejimin e grevisteve në ndërtesë, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka mbajtur takim strukturat e Kuvendit lidhur me grevën, dhe sipas tij, Kuvendi u jep të drejtë grevisteve.
Ai ka shtuar se grevistët do të qëndrojnë jashtë ndërtesës deri ditën e mërkurë.
“Kuvendi mendon se ne kemi të drejtë, baza ligjore është në anën tonë. Ka disa kaprica të brendshme që ne duhet t’i tejkalojmë. Por, Kuvendi u jep të drejtë këtyre punëtorëve, normal që kemi telashe, greva vazhdon, zgjidhjen e kemi. Zgjidhje presim deri pasnesër, nëse kompania garanton të kthyejë të gjithë dhe garanton që duhet të paguaj kompensimin e njerëzve që kanë ndenjur jashtë dhe punëtorëve që i kemi në shtëpi dhe janë lënduar gjatë kohës së punës, nëse garanton për këto ,ne do të kthehemi”, ka thënë Azemi.
Azemi ka potencuar se procedura vazhdon në aspekt ligjor në gjykatë. Megjithkëtë, konfirmojë se punëtorët do të vazhdojnë të qëndrojnë në grevë.
“Nëse nuk garanton për kompensim dhe të gjitha punëtorët se do të kthehen dhe nëse nuk kërkon falje, këta punëtorë nuk do të kthehet. Procedura vazhdon në aspekt ligjor në gjykatë, por ne punëtorët do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu. Pagat dihet derisa të përcaktohet operatori i ri kemi qenë të gatshëm të punojmë edhe me 400 euro. Na thonë që keni të drejtë plotësisht, punëtori nuk guxon të prekët, këta e kanë prek dhe kërkohet përgjegjësi”, shtoi ai.