Punëtorët teknikë në QKMF-në e Klinës nuk janë paguar konform vendimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti lidhur me pagën minimale.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Teknikë dhe Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka bërë të ditur se këta punëtorë janë paguar me pagë prej 350 euro, ani se në vendimin e 31 tetorit 2025, thuhej se “nga 1 janari 2026 paga minimale nuk guxon të jetë nën shumën 425 euro e nga korriku 2026 kjo pagë rritet në 500 euro”, transmeton Klankosova.tv.Azemi ka paralajmëruar se lidhur me këtë shkelje, do të njoftohet Inspektorati i Punës, teksa shtoi se nëse ka nevojë, lënda përfundon edhe në Gjykatë.