Sindikalisti Azemi paralajmëron se edhe punëtorët teknikë të shkollave do të hyjnë në grevë

Prishtinë | 22 Gus 2022 | 15:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektort Privat, Jusuf Azemi, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se edhe punëtorët e këtij sektori që kryejnë shërbime në shkolla do të hyjnë në grevë bashkë me mësimdhënësit.

Sipas tij, pas paralajmërimeve për grevë të përgjithshme në sektorin e arsimit, greva edhe për këta punëtorë është e pashmangshme për dy arsye, ngase nuk kanë kujt t’i japin shërbime dhe se është rregull sindikal që ta mbështesin çdo kundërshtim.

“Realisht të gjithë këta punëtorë që kryejnë shërbime në shkolla, kur hyjnë në grevë punëtorët e arsimit, ne do të solidarizohemi me ta dhe nuk do të punojmë as ne, pasiqë janë dy arsye. Arsyeja e parë është që nëse ata nuk punojnë ne nuk mund t’i japim shërbim dhe tjetra përderisa një sindikatë është në greve është rregull sindikal që t’i  mbështesim në çdo formë”.

Azemi madje pret që të ketë rritje të pagave në këtë sektor, pasi thotë se këtë zotim e kanë marrë nga  ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, qysh vitin e kaluar, raporton EO.

“Realisht ne kemi qenë kujdestar të kësaj dhe nëse e mban fjalën ministrja Nagavci, që kemi bë një takim me 22 prill të vitit 2021, ajo e ka dhënë një premtim zotim që nëse do të ketë rritje të pagave në sektorin e arsimit në mënyrë proporcionale do të ketë rritje edhe punëtorët e sektarit privat që kryejnë shërbime për shkolla dhe institucione që kanë të bëjnë me çështje e arsimit”.

Të ngjashme